
5 mënyra popullore për detoksifikim
Kolla e papritur vjen kryesisht nga ajri i ndotur dhe këtë gjë e di secili prej nesh. Ajo na tregon se trupi ynë është toksikuar nga mjedisi përreth, apo edhe nga jeta jonë sendentare.
Ka një zgjidhje për këtë situatë. Si proces quhet detoksifikim dhe ka të bëjë me pijet, ushqimet, higjienën dhe ushtrimet fizike. Më poshtë jua rendisim më konkretisht.
Pijet për detoksifikim
Rezultatet nuk mund të shihen në një ditë, prandaj ne sugjerojmë që t’i konsumoni përgjatë një muaji që të ndiheni më të shëndetshëm. Disa prej pijeve që ndihmojnë në detoksifikim janë:
- Çaji jeshil
- Lëngu i limonit
- Lëngu i karotës
- Ujë i ngrohtë me mjaltë
Vaji i rigonit
Vaji i rigonit është një nga detoksifikimet natyrale për të cilin duhet të mbani shënime. Përzieni vajin e rigonit me atë të bajameve, në masa të barabarta. Pasi të keni përgatitur përzierjen vendosni 1-2 pika poshtë gjuhës, mbajini për 3-5 minuta dhe pastaj bëni shpëlarjen e gojës me ujë të ngrohtë.
Për të parë ndryshimin ju duhet të përdorni këtë përzierje 3 herë në ditë, në një fazë kohore prej 1-4 javësh.
Dush të ngrohtë, jo më shumë se tre herë në javë
Mbase nuk mund të mendoni se ka ndikim, por temperatura e ujit është mjaft e rëndësishme për frymëmarrjen tuaj. Për të pasur rezultate pozitive, 2-3 herë dush me ujë të ngrohtë në javë, janë të mjaftueshme. Uji vërtetë sugjerohet të jetë i ngrohtë, por pa harruar që duhet të jetë edhe i rehatshëm për ju me një temperaturë rreth 32°C-40°C.
Bëni ushtrime për frymëmarrjen
- Si fillimi lini të lirë muskujt e qafës dhe shpatullave
- Tani merrni frymë me hundë dy herë, por mos harroni të mbani gojën mbyllur
- Mblidhni buzët dhe filloni të merrni frymë ngadalë duke numëruar deri në 4
- Këtë teknikë përdoreni 4-5 herë në ditë
Bëni ushtrime për mukusin e mushkërive
- Shtrihuni në shpinë dhe përkulni këmbën e djathtë, pastaj kthehuni plotësisht nga ana e djathtë
- Rrotulloni pjesën e sipërme të trupit dhe shtrihuni në dysheme në pozicion të shtrirë
- Përkulni krahun e majtë në të njëjtin nivel me shpatullat
- Tani ktheni kokën në të djathtë, por kini kujdes që të jeni rehat dhe pa dhimbje
- Qëndroni në këtë pozicion nga 30 sekonda deri në një minutë
- Përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën tjetër
Këshillat e mësipërme ndihmojnë në detoksifikimin dhe lehtësimin e simptomave që rrjedhin nga ndotja e mjedisit dhe jeta sendentare, por në rast të ndërlikimeve ju këshillojmë t’i drejtoheni më mirë mjekut të familjes.