
5 mënyra për të reduktuar ‘fryrjen’ brenda ditës
Nëse e keni problem fryrjen çdo ditë, mund të mendoni se mund të jeni shëndoshur pak, por ndoshta nuk është ky rasti.
Këtu janë pesë këshilla për t’ju ndihmuar të pastroni, të hiqni fryrjen dhe të rivendosni dietën dhe shëndetin tuaj në rrugën e duhur në vetëm një ditë:
1. Filloni me ujë me limon.
Filloni ditën duke u zgjuar me një gotë ujë me limon. Pektina (substancë natyrale) nga limoni ndihmon në tretje, duke e bërë limonin një ushqim detoksi. Uji me limon gjithashtu ndihmon në frenimin e oreksit tuaj dhe rrit ngopjen.
2. ‘Shfryrja’ e mëngjesit
Pas ujit, ushqehuni mirë. Kur bëni një ‘mini-pastrim’ të sistemit tretës, këshilla që jepet është të anashkaloni bukën, drithërat ose ndonjë version të tyre në mëngjes, pasi ato do të bëjnë që trupi juaj të mbajë më shumë ujë dhe kështu të ndiheni të fryrë.
Në vend të këtyre të fundit, përqendroni vëmendjen tuaj te proteinat, të cilat do të ofrojnë ngopje dhe ushqyerje.
3. Pastroni dietën tuaj.
Sigurohuni që të hani mëngjes, drekë, darkë dhe të paktën një meze të lehtë (pa anashkaluar vaktet) dhe sigurohuni që ato të kenë vetëm nga ushqime të mira. Ngrënia pak dhe e vazhdueshme gjatë gjithë ditës do t’ju ndihmojë të vendosni bazat për ushqimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm të trupit. Pra, shumë perime, proteina pa yndyrë: pulë, peshk, vezë dhe yndyrna të shëndetshme: arra, fara, ullinj, avokado ose kokos.
Hiqni dorë nga ushqimet e paketuara dhe të përpunuara. Kjo do të sigurojë që ju të hiqni natriumin e tepërt, përbërësit artificialë dhe sheqerin nga dieta juaj. Gjithashtu, hiqni kripërat dhe në vend të kësaj përdorni vetëm barishte dhe erëza për t’i dhënë shije ushqimit tuaj.
4. Pini çaj pasdite.
Pini një filxhan çaj me rrënjë luleradhiqe. Më besoni, kjo është e rëndësishme. Luleradhiqja mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe të qenit i hidratuar dhe kjo ndihmon me shumë gjëra, nga një metabolizëm i shëndetshëm deri te energjia dhe shëndeti i mirë i lëkurës. Nëse luleradhiqja nuk ju pëlqen, provoni çajin jeshil për një nxitje antioksiduese.
5. Lëviz!
Rritja e rrahjeve të zemrës do të nënkuptojë një rritje të qarkullimi të gjakut. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë trupin tuaj të largojë vetë toksinat. Nuk është e thënë të shkoni gjithmonë në palestër, një stërvitje të shpejtë e bëni kudo. Gjëja kryesore këtu është të rrisni rrahjet e zemrës suaj, të djersiteni dhe të krijoni një mentalitet më të mirë për t’i shtuar rrahjet përsëri nesër.