
5 kopshtet zoologjike më të bukura
Toka ka shumë kafshë dhe është e pamundur që t’i njohim të gjitha, por ka kopshte zoologjike që sigurojnë mirëqenien e shumë kafshëve dhe kënaqësinë e adhuruesve të tyre. Po ju njohim me 5 kopshtet zoologjike më të bukura në botë:
1. Kopshti zoologjik i Lujan
I vendosur në Buenos Aires, Argjentinë, ky kopsht zoologjik ka një sipërfaqe prej 35 hektarësh. Është i hapur 7 ditë të javës nga mëngjesi në darkë dhe mirëpret mijëra vizitorë çdo ditë. E veçanta e tij është se kushdo mund të futet në kafazet e kafshëve, madje edhe mund të ushqejë një luan.
2. Kopshti zoologjik i Singaporit
Me një sipërfaqe prej 69 hektarësh, ky është i vetmi kopsht zoologjik në Singapor që ruan më shumë se 300 specie. E veçanta e këtij vendi është se 16% e specieve që ndodhen aty janë kafshë në rrezik zhdukjeje. Jo të gjitha kafshët janë në kafaz dhe mund të shikosh plot prej tyre që sillen rrotull pa problem.
3. Kopshti zoologjik i San Diegos
Është një nga të rrallat vende që kanë ariun panda dhe një nga të rrallët kopshte që nuk ka asnjë kafshë të mbyllur në kafaz. Ka rreth 4 milionë vizitorë në vit, duke e bërë këtë kopsht më të vizituarin në SHBA. Atje mund të shkosh me këmbë, me autobus apo dhe me teleferik.
4. Kopshti zoologjik i Berlinit
Kopshti më me shumëllojshmëri në botë. Aty rriten dhe mirëmbahen rreth 20 mijë kafshë dhe 1300 specie të ndryshme. Ka 2.6 milion vizitorë në vit dhe kjo gjë e bën më të vizituarin në Europë. Ky kopsht është shumë i vlerësuar për shkak të rikrijimit të habitateve të kafshëve në mënyrë perfekte.
5. Kopshti zoologjik i Bronksit
I vendosur shumë afër me lumin e Bronksit, ky kopësht ka një sipërfaqe rreth 265 hektarë. Është një nga kopshtet më të vizituara në SHBA dhe pret rreth 2.15 milionë vizitorë në vit. Ka një variacion më së shumti të kafshëve të mëdha dhe mirëmban rreth 6000 kafshë dhe 650 specie.