
5 hapa për të humbur peshë pas festave
Së bashku me atmosferën e tyre, festat sjellin edhe ushqimet e shijshme si dhe disa kilogramë të marra në rast se nuk kujdesemi.
Nisja e Vitit të Ri për shumicën prej nesh është koha më e mire për ti vënë synime vetes prandaj TiboNews sjell për ju 5 hapa efikas që duhet të ndiqni nëse doni të humbni peshë pas festave.
- Krijoni një list të ushqimeve prej të cilave do të hiqni dorë.
Procesi I humbjes së peshës është një sfidë që kërkon dedikimin e duhur dhe ndonjëherë edhe disa sakrifica.
Është e rëndësishme të kuptoni se do t’iu duhet të hiqni dorë nga ushqimet jo të shëndetshme, ëmbëlsirata apo darkat me miqtë jashtë për të arritur synimin tuaj.
- Vendosni vetes një afat kohor.
Ti vendosni vetes afate kohore mund të shërbejë që ju të ndjeni presionin e kohës për të arritur qëllimet tuaja. Diçka e tillë do t’iu vlejë edhe për të ruajtur konsistencën e kësaj sfide.
- Planifikoni veprimet tuaja.
Në mënyrë që të arrini të shihni rezultat e dëshiruara ju duhet të planifikoni marrjen e kalorive, oraret e ushqyerjes, oraret e stërvitjes etj.
Është e rëndësishme që të krijoni një plan ushqimor dhe të dini se çfarë do të konsumoni paraprakisht në mënyrë që të shmangni të paprituarat.
- Mbani shënime.
Shënimet janë mënyra më e mire për të dokumentuar progresin tuaj dhe për ti vënë vetes synime të tjera.
Çdo ditë mund të shkruani në bllokun tuaj se çfarë keni bërë për tia arritur synimit.
- Shpërbleni veten për arritjen e qëllimeve.
Të humbësh peshë është një proces I cili kërkon kohë dhe shpesh here mund ta gjeni veten të pa motivuar.
Përpiquni të shpërbleni veten për arritjet nëpëmjet blerjeve apo një ndryshimi në look, por jo me ushqime të pashëndetshme apo ndryshim të regjimit tuaj.
*TiboNews