
5 gjëra që nuk duhen bërë nëse do të humbasësh kilogramë
Humbja e kilogramëve nuk nënkupton të mos ushqehesh. Nëse po përpiqeni të mbani trupin në formë, atëherë janë të paktën 5 gjërat që nuk duhet të bëni pasditeve:
- Të lësh vaktet e ditës natën – Redukto urinë në darkë duke u ushqyer rregullisht mjaftueshëm gjatë ditës.
- Të ushqehesh direkt nga frigoriferi “kap-çfarë-të-kapësh” – Shmang kequshqyerjen duke gatuar apo u ushqyer në pjata apo gota. Kështu do kesh vetëdije për sasitë që konsumon.
- Të rrish zgjuar natën – Sa më shumë zgjuar të rrish, aq më tepër mundësi do ketë të ndihesh i uritur. Shmang qëndrimin zgjuar vonë. Kështu nuk do kesh kohë për të ndjerë uri pasi në gjumë trupi shpenzon pak kalori.
- Vakte pa fre, ku të të zërë ora – Ushqimi pa plan është gjithmonë i dëmshëm nëse duam të ruajmë peshën. Planifiko çfarë do marrësh për të ngrënë në punë, apo gjatë ditës.
- Darka si në dasma – Një darkë e rëndë është gjithmonë një hap mbrapa për sa i përket planit për të ruajtur apo humbur peshë. Prandaj nevojitet gjithmonë që darka të jetë e mjaftueshme dhe mundësisht pa karbohidrate.