
5 fjalë për të eksploruar zakonet dhe traditat e Ramazanit
Familjet myslimane në mbarë botën e nisën këtë të shtunë Muajin e Shenjtë të Ramazani, që do të zgjasë 30 ditë.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik dhe zyrtarisht fillon me shikimin e parë të hënës së re. Data e saj në kalendarin Gregorian ndryshon çdo vit.
Është një kohë tepër e rëndësishme pasi kujton muajin në të cilin, sipas traditës myslimane, Profeti Muhamed mori për herë të parë shpalljet e Kuranit.
Nëse keni dëgjuar për Ramazanin, por nuk dini shumë për të, këtu janë pesë fjalë që do t’ju japin të kuptoni se çfarë do të thotë dhe si shënohet nga familjet muslimane.
1. Sawm
Gjatë Ramazanit, muslimanët agjërojnë mes agimit dhe perëndimit të diellit. ‘Sawm’ fjalë për fjalë do të thotë “të përmbahesh”, dhe është një nga pesë detyrat që çdo musliman duhet të ndjekë për të jetuar një jetë të mirë dhe të përgjegjshme.
Ndërsa Sawm në mënyrë specifike i referohet abstenimit nga ngrënia dhe pirja, kuptohet gjithashtu se përfshin heqjen e veseve, të tilla si sjellja e keqe ose thënia e gënjeshtrave.
2. Suhuri
Pak para agimit gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët do të hanë një vakt të thjeshtë të quajtur Suhur për t’i përgatitur ata për agjërimin e ardhshëm.
Suhuri nuk përfshin ndonjë pjatë apo përbërës specifik, por është e zakonshme të hahen ushqime që çlirojnë energji gjatë gjithë ditës, si bananet ose drithërat integrale. Parimi kryesor i Suhurit është moderimi, pra të hani diçka, por jo me tepricë.
3. Iftari
Ushqimi në fund të agjërimit, kur ka perënduar dielli, quhet Iftar ku zakonisht mblidhen familjet dhe miqtë.
Ushqimi i një agjëruesi konsiderohet një veprim shumë i mirë në Islam, dhe bamirësia është veçanërisht e rëndësishme gjatë muajit të Ramazanit, kështu që shpesh organizohen vakte për të siguruar për komunitetin e gjerë dhe për ata në nevojë.
Nëse jeni ftuar të merrni pjesë në Iftar, mos harroni të jeni të përpiktë, pasi për ata që kanë agjëruar është shumë e rëndësishme që të agjërojnë në kohën e duhur.
4. Tarawih
Taravia ose teravia është një lutje që falet vetëm gjatë Ramazanit dhe bëhet çdo natë të muajit të shenjtë. Teravia është vullnetare dhe mund të kryhet vetëm ose në bashkësi.
5. Eid al-Fitr – Fitër Bajrami
Fitër Bajrami përkthehet si ‘festa e prishjes së agjërimit’.
Ai zhvillohet menjëherë pas përfundimit të Ramazanit, në ditën e parë të Shevalit, muajit të dhjetë të kalendarit islamik. Muslimanët nuk lejohen të agjërojnë në Bajram.