5 filmimet më të vjetra në botë

Ne nuk ja dimë vlerën mjaftueshëm videos. Të shohësh një film është shumë e lehtë në ditët e sotme, po ashtu është e lehtë ta xhirosh dhe të shtosh efekte speciale. Nga ana tjetër mund të mendojmë se sa të lehta ishin këto gjëra, këtu e 148 vite më parë.

  1. “Passage de Vénus” (1874)

Është regjistrimi fotografik më i vjetër që ekziston akoma – një seri fotografish të kalimit të planetit Venus afër Diellit më 9 dhjetor 1874. Ato supozohet se jenë marrë në Japoni nga astronomi francez Jules Janssen dhe inxhinieri brazilian Francisco Antônio de Almeida duke përdorur ‘revolverin fotografik’ të Janssen.

  1. “Roundhay Garden Scene” (1888)

Skena e Kopshtit Roundhay është një film shumë i shkurtër pa zë, i filmuar më 14 tetor 1888 dhe besohet të jetë filmi më i vjetër në botë që ekziston akoma. Shpikësi francez Louis Le Prince filmoi skenën, e cila është vendosur në Oakwood Grange në Roundhay, Leeds në veri të Anglisë.

  1. “Employees Leaving the Lumière Factory” (1895)

Punëtorët që largohen nga Fabrika Lumière në Lion është një film dokumentar bardh e zi, i shkurtër dhe pa zë i vitit 1895, me regji dhe produksion nga Louis Lumière. Ishte filmi i parë që u projektua për tu parë vetëm nga një audiencë me pagesë.

  1. “Olympics” (1896)

Në vitin 1894, një aristokrat i ri francez, thirri një mbledhje për drejtuesit e sportit nëpër botë me qëllim për te rizgjuar konceptin antik të “Lojrave Olimpike”. Në video shihen Lojërat e para Olimpike të rejgistruara, që thuhet të jenë të vitit 1896, por nga analizat e mëvonshme, mendohen si filmime të 1906-ës.

  1. “The Arrival of a Train” (1897)

Një grup njerëzish qëndrojnë në vijë të drejtë përgjatë platformës së një stacioni hekurudhor, duke pritur për një tren, i cili shihet duke ardhur në një distancë. Kur treni ndalon në platformë, linja shpërbëhet. Dyert e vagonave të hekurudhës hapen dhe njerëzit në platformë i ndihmojnë pasagjerët të zbresin.