
5 filmat që nuk u vlerësuan sa duhej, në këtë shekull
Shekullit të 21-të i kanë mbetur pothuajse edhe 80 vite, por duhet thënë që deri më tani, ky shekull ka pasur një shkëlqim përsa i përket filmave.
Besoj gjithsecili prej nesh e ka në mendje një listë me filmat e preferuar, por gjithashtu ka filma që pavarësisht se morën vlerësime nga kritikët, ata ende nuk kanë arritur atë që meritojnë.
Prandaj, ndër të tjera ne donim t’ju listonim disa nga filmat që u injoruan nga audienca.
Me filmin “Primer” të vitit 2004, regjisori Shane Carruth dha një nga shembujt më të çuditshëm e më të paharrueshëm të krijimit eksperimental të shekullit.
Pothuajse dhjetë vjet më vonë, Carruth u kthye me një film pasues që është po aq i çuditshëm.
Bëhet fjalë për një histori klasike, të një djali që takon një vajzë.
Për ata me mendje të hapur, kjo është një histori jashtëzakonisht e bukur për kërkimin e identitetit dhe sesi dashuria mund të lulëzojë edhe në situatat më të pamundura.
“25th Hour” ishte një nga filmat e parë që trajtoi sulmet e 11 shtatorit, megjithëse nuk ishte ky qëllimi fillestar.
Filmi ishte në zhvillim në të njejtën kohë kur Amerika po përballonte ditën e saj më të errët.
Kryesisht filmi është shfaqur në vitin 2002, ndërkohë që Monty, përballej me 24 orët e tij të fundit përpara një dënimi me shtatë vite burg.
Edhe pse 11 shtatori nuk ishte fokusi, ndjenjat e zemërimit, frikës dhe pasigurisë së Monty-t ndikuan në atë që po përjetonin shumë njerëz.
“Take Shelter” është gjithçka që duhet të kishte qenë “The Happening”.
Me jehonën e Hitchcock-ut, filmi ka të bëjë me një performancë nga Michael Shannon, në rolin e Curtis LaForche.
I përhumbur nga ëndrrat dhe vizionet, Curtis është i bindur se një stuhi shkatërruese është në horizont.
Megjithatë, askush nuk ndan shqetësimet e Curtis dhe historia e sëmundjes mendore të nënës së tij vetëm na jep më shumë arsye për të besuar se ai po çmendet.
Curtis përpiqet t’u hapë sytë të gjithëve ndaj një fatkeqësie që po vinte.
Si i tillë, filmi bëhet më serioz dhe shqetësues çdo vit që kalon.
Tani më shumë se kurrë, gjendemi mes një dileme.
Teknologjia është miku apo armiku ynë?
Regjisori Leigh Whannell krijon një mister me pyetje të njëpasnjëshme.
Pavarësisht se për momentin klasifikohet në filmat që nuk kanë fituar atë që meritojnë, ne shpresojmë që ky film të ketë më shumë ndjekës në vazhdim, sepse Whannell ka treguar dhe premtuar ide për një vazhdim të mëtejshëm.
Historitë reale të krimit kanë pasur një popullaritet gjatë gjithë shekullit, por “Bernie” është një nga qasjet më unike dhe më të nënvlerësuara të zhanrit.
Jack Black paraqet një nga performancat e tij më karizmatike, atë të Bernie Tiede, një personazh i jetës reale që gjykohet për vrasjen e një gruaje të moshuar e të pasur.
Ndërkohë që të gjitha shenjat tregojnë për fajin e Bernie, qyteti e ka të vështirë të besojë se dikush kaq i dashur mund të jetë përgjegjës për marrjen e jetës së një personi.
Po kështu, është e lehtë për audiencën të harrojë se një film kaq interesant dhe i bukur bazohet në një krim të tmerrshëm.