AlbanianEnglish

Disa nga filmat më të bujshëm, që ju tregojnë si të bëheni të pasur

Filmat kanë si qëllim që përveç argëtimit, t’ju edukojnë dhe frymëzojnë.

Motivimi për të qenë të suksesshëm nuk kishte si të mungonte në mesazhet që përcillen.

Më poshtë kemi listuar për ju, 5 nga filmat që në një mënyrë apo në një tjetër, ju ndihmojnë në motivim.

 

“The Pursuit of Happyness” (2006)

Kjo dramë biografike është një nga filmat më frymëzues që është shfaqur në ekran.

Ajo që e bën edhe më emocionuese këtë histori është se personazhi i Will Smith mund të jetë secili prej nesh.

Pasi ka dështuar në shumë karriera, ai vendos të aplikojë për një stazh të papaguar.

Këmbëngulja është një nga tiparet më të rëndësishme që mund të ketë çdo njeri.

Nuk është kurrë vonë për të filluar.

Lumturia dhe suksesi i vërtetë vijnë nga dashuria për atë që bëni.

 

“The Untouchables” (1987)

Gjatë ndalimit në vitet 1920-1930, disa “gangsterë” amerikanë vendosën të përfitonin nga hendeku i papritur në treg.

Të bësh para është si të luash shah, duhet të mendosh disa lëvizje përpara.

I bekuar me këtë aftësi, Al Capone ishte në gjendje të mbante policinë larg biznesit të tij.

Megjithatë, gjëja që e rrëzoi Al Capone-n ishte mospagimi i taksave.

Në fakt numri i njerëzve të pasur të biznesit që humbasin gjithçka që kanë, prej gabimeve në deklarimet tatimore, është aq i lartë sa do t’ju habiste.

Ndaj duhet të jeni të kujdesshëm me këtë detaj në çdo moment.

 

“Trading Places” (1983)

Në këtë film bëhet fjalë kryesisht për kontrollin që njerëzit e fuqishëm kanë mbi jetën e njerëzve të tjerë, por ka mënyra për të mësuar nga kjo komedi e vitit 1983.

Njerëzit në krye drejtojnë sistemin dhe deri diku, vendosin fatin tonë.

Por, në asnjë moment nuk duhet nënvlerësuar fuqia e njerëzve të vendosur që bëhen bashkë.

Si përfundim, me një plan strategjik, dy nga personazhet, Dan Aykroyd edhe Eddie Murphy dalin në krye.

 

“The Big Short” (2015)

“The Big Short” është një histori e jashtëzakonshme se si disa grupe parashikuan rrëzimin e banesave në vitin 2007.

Por fokusi kryesor i filmit është të theksojë se sa i korruptuar ishte tregu financiar.

Ndërkohë që zhytemi më thellë në krizën financiare, fitojmë një mësim.

Në botën e parave, ka gjëra që nuk arrijmë t’i kuptojmë , por sidoqoftë për të shmangur fatkeqësinë, duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj detajeve.

 

“Goodfellas” (1990)

Filmi kriminal, biografik i Martin Scorsese tregon rëndësinë e të menduarit strategjik  dhe të përqëndruarit te njerëzit.

Në film tregohet se ku mund të arrijë dikush, duke pasur parasysh këto pika.

 

You don't have permission to register