
5 filma për të mos u humbur në kinema këto muaj
Kemi kohë që nuk e kemi parë aktoren Sandra Bullock në një film aksion, aq më shumë dhe aktorin Channing Tatum. Por pritja ka përfunduar, të dy kemi mundësi t’i shohim te filmi më i fundit, “The Lost City”, në të cilin merr pjesë edhe Brad Pitt.
Drejtuar nga Aaron dhe Adam Nee, “The Lost City” premton t’ju gozhdojë për 93 minuta aksion, romancë dhe komedi.
Skenari bën fjalë për një shkrimtare, e cila përfshihet në një tentativë rrëmbimi që fut dy personazhet kryesore në një aventurë në xhungël.
Ky film pritet të vijë së shpejti edhe në kinematë shqiptare. Cineplexx parashikon ta shfaqë në salla nga data 24 mars.
Por ky nuk është filmi i vetëm që pritet gjatë këtyre javëve (fund muaji mars dhe fillim muaji prill). Më poshtë listojmë dhe të paktën katër filma të tjerë që pritet të shfaqen së shpejti.
Morbius
Aktori dhe muzikanti Jared Leto vjen si personazhi kryesor i “Morbius”. Biokimisti Michael Morbius përpiqet të kurojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, por pa dashje e infekton veten me një formë vampirizmi. Se çfarë do të ndodhë më vonë, në Cineplexx do të kuptohet më datë 31 mars.
Sonic the Hedgehog 2
Për të fiksuarit e filmave videogame nga Sega, kjo është me siguri ajo që prisnit pasi bazohet në ekskluzivitetin global të tyre. “Sonic the Hedgehog” tregon historinë e iriqit më të shpejtë në botë ndërsa bën shtëpinë e tij të re në Tokë.
Në të njejtën datë me “Morbius”, “Sonic the Hedgehog 2” do të shfaqet me 31 mars.
Ambulance
Filmi i rradhës është “Ambulance”. Dy grabitës vjedhin një ambulancë pasi grabitja e tyre dështon. Triller, aksion, dramë për ju me datë 7 prill në të njëjtin vend.
Dragon Rider
7 prilli gjithashtu do të sjellë edhe “Dragon Rider”. Një dragua i ri i argjendtë bashkohet me një shpirt malor dhe një djalë jetim në një udhëtim nëpër Himalajet në kërkim të Skajit të Parajsës. Në këto 91 minuta do të gjeni animacion, aventurë, fantazi.
Për të pasionuarit pas kinemasë, muaji mars dhe prill premton plot argëtim.