
5 detaje të përditshmërisë që nuk e dinim që e kanë një funksion
Shpesh mund të na ketë ndodhur që të shohim diçka në përditshmëri dhe të mendojmë se përse e kanë bërë “kot” këtë detaj. Duhet të kemi parasysh se rrallë herë janë rastësi. Ato detaje dikur mund ta kenë patur një funksion që u ka humbur me kalimin e viteve.
Pullat në supe
Duken sikur janë detaje të parëndësishme, por fillesat e tyre ka qenë me qëllim për të mbajtur çantat për mos të rrëshqitur.
Xhepat në anën e djathtë të xhaketave
Dikur zotërinjtë e përdornin për të mbajtur biletat e trenave, ndërsa sot janë vetëm një detaj tradicional.
Varëset e rrobave prej druri
Sot zgjedhim materiale të ndryshme varësesh për rrobat, por dikur përdorej druri sepse aroma e tyre mban larg insektet dhe brejtësit që dëmtojnë rrobat.
Jastëku i gjilpërave
Mund të mendosh se janë vetëm për të mbajtur gjilpërat, por në fakt rrobaqepësit thonë se një i tillë profesional i bën më të mprehta ato.
Krahët e kutive të lëngjeve
Mund të duken si pjesë e paketimit, por ato bëhen qëllimisht për fëmijët e vegjël që mos ta shtypin shumë kutinë e të derdhet.