5 arsye pse gjumi është i rëndësishëm për rënien në peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm sa ushtrimet që bëni dhe ushqimet që hani. Nëse plotësoni normën e gjumit që kërkon trupi juaj, truri juaj do të kërkojë energji diku tjetër, si ushqimet me kalori të lartë dhe sheqernat. Janë 2 hormone që kontrollojnë oreksin tuaj, njëri prej të cilëve njihet si hormoni i urisë (ghrelin) dhe tjetri si hormoni i ngopjes (leptina). Këta 2 “shokë” bëjnë balancimin e oreksit, por çrregullimi i gjumit do të çrregullojë dhe nivelin e këtyre hormoneve.

 

1. Mungesa e gjumit mund të rrisë oreksin dhe të shtojë mundësitë për t’u bërë obezë

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në oreksin dhe rregullimin e gjumit, prandaj kur flini më pak, disbalanconi hormonet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të rrisë dëshirën për ushqime me shumë kalori, edhe nëse sapo keni ngrënë.

Çfarë duhet bërë:

-Flini në një dhomë të errët, ku nuk jeni të ekspozuar ndaj dritës. Kështu ka më shumë shanse që të flini më qetë dhe më shumë.

-Merreni me qetësi, mos u stresoni shumë. Kjo mund të ndikojë në pagjumësi dhe shtim në peshë.

-Shtrihuni më herët. Kur shkoni në shtrat vonë, merrni më shumë kalori.

 

2. Fli herët dhe parandalo ushqimet vonë

Ngrënia gjatë natës bën që metabolizmi ynë të vazhdojë të funksionojë kur duhet të jetë i relaksuar dhe kështu marrja e kalorive do të ruhet si shtresa dhjami. Po ashtu do të prishë qetësinë dhe do shtojë parehatinë në gjumë.

Çfarë duhet bërë:

-Hani darkë 2 orë para se të shkoni në shtrat.

-Hani mjaftueshëm gjatë ditës për të parandaluar oreksin gjatë natës.

-Nëse ndiheni vërtet të uritur pas darkës, mos hani ushqime me sheqer. Në vend të kësaj, merrni disa fruta, kos me pak yndyrë ose disa karota.

 

3. Gjumi mund të përmirësojë aktivitetin fizik

Në mënyrë që të merrni energji për stërvitje, ju duhet të pushoni plotësisht, dhe kur jeni të pushuar, trupi juaj zhvillon hormonin e rritjes, i cili i bën muskujt në trup të rriten. Hormoni i rritjes zakonisht aktivizohet gjatë gjumit, dhe nëse ju mungon gjumi, atëherë ai ulet, duke ulur shanset e djegies së kalorive.

Po ashtu, është e rrezikshme të stërvitemi kur jemi të lodhur, veçanërisht kur ngremë pesha. Në rast lëndimi, hormoni i rritjes ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit.

 

4. Gjumi zvogëlon dëshirën për sheqer

Mund të mos jetë befasi nëse jeni të uritur për ëmbëlsira pas një dite të gjatë në punë. Pagjumësia dhe dëshirat për ushqim ndodhin sepse mungesa e gjumit kontribuon në çekuilibrin e hormoneve që rregullojnë oreksin.

Çfarë duhet bërë:

-Flini për energji në vend që të hani sheqer për energji.

-Shtoni 1 orë në orarin tuaj të zakonshëm të gjumit.

 

5. Të flesh më gjatë mund t’ju ndihmojë të shmangni shtimin në peshë

Gjumi vetëm për 6-7 orë në natë është e lidhur me mbipeshën. Kjo ndodh jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët, veçanërisht në moshën 6-8 vjeç.

Çfarë duhet bërë:

-Flini të paktën 7 deri 9 orë gjumë çdo natë.