”Sylvester Stallone tentoi të më blinte me një shtëpi dhe Porsche”

A mund të jetë e vërtetë? Kur bëhet fjalë për jetën private të personazheve të famshëm, sidomos ata jashtë kufijve, një detaj për jetën e tyre trazon një rrjet të tërë.
Këtë ka bërë pikërisht Pamela Anderson, e cila ka treguar sesi vite më parë, aktori i dashur për njerëzit, Sylvester Stallone kishte tentuar ‘ta blinte’, duke i ofruar një makinë të një marke luksoze, Porschesi dhe një shtëpi për të qenë e dashura e tij numër 1.

Pamela Anderson thotë se në atë kohë u ndje shumë e ofenduar nga kërkesa e tij, madje është përgjigjur duke thënë: Mos do të thuash që unë mund të jemë edhe një numër 2?

Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar një përfaqësues i aktorit, duke e konsideruar një deklaratë të rreme. Konkretisht:

“Deklarata e Pamela Anderson ndaj klientit tim është Fake (e rreme) dhe e fabrikuar. Klienti im Sylvester Stallone konfirmon se ai nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë”.

Por vetë Pamela ka reaguar duke thënë se ishin djemtë e saj të cilët e nxitën që ndjesitë dhe ngjarjen ta tregojë e ta ndajë me publikun.

Madje ka theksuar se kjo histori do të pasqyrohet edhe në një libër që ajo ka nisur të shkruajë dhe që së shpejti pritet të dalë në treg.

*Tibo News