400 nxënës lanë gjimnazin për arsimin profesional

Më shumë se më parë, tregu shqiptar dhe ai i huaj ka treguar për një kërkesë  të shtuar për profesionistë. Ndaj ndjekja e një shkolle profesionale po shihet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si një mundësi e lidhjes direkte me tregun e punës ku nevojat e fushës së shërbimit IT mbeten të larta.

Ministria e Arsimit iu dha mundësi nxënësve të 300 gjimnazeve në vend që të transferonin studimet e tyre në një shkollë profesionale.

Dhe po sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit këtë vit shkollor, në të gjithë vendin janë afro 400 nxënës që lanë gjimnazin dhe u zhvendosën në një nga 28 shkollat e mesme profesionale.

Kjo për shkak se me shkollën profesionale, ata futen më shpejt në tregun e punës.