40 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare

Nuk kanë të ndalur lëniet e shtetësisë shqiptare nga qytetarë që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Shqipërisë.

40 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare për personat që kishin këtë kërkesë.

Emrat e tyre janë bërë publike nga faqja zyrtare e Presidencës. Dekreti hyn në fuqi menjëherë dhe do botohet në Fletoren Zyrtare.

*Tibo News