40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e quajnë këtë injorancë të vullnetshme.

“Shembuj të injorancës së vullnetshme janë të shumta në jetën e përditshme,” thotë Linh Vu, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Amsterdamit. “Ne donim të dinim se sa e përhapur dhe e dëmshme është injoranca e qëllimshme, si dhe pse njerëzit e përdorin.”

Për ta zbuluar, Vu dhe një ekip studiuesish kryen meta-analizën e parë mbi provat aktuale empirike të injorancës së vullnetshme dhe analiza u botua në Buletinin Psikologjik, një revistë e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.Ata krahasuan rezultatet e 22 studimeve me një total prej më shumë se 6000 pjesëmarrësish. Ja çfarë gjetën.

Injoranca si justifikim

Studiuesit supozuan dy motive të mundshme për injorancën e qëllimshme. Së pari, ata menduan se injoranca e vullnetshme mund të ofrojë një justifikim për të mos vepruar me bujari. Nëse një person nuk i di pasojat e veprimeve të tij, atëherë ai sërish mund ta konsiderojë veten një individ moralisht të qëndrueshëm edhe nëse vendos të veprojë me egoizëm. Injoranca e vullnetshme shërben për të mbrojtur imazhin e tyre për veten.

Motivimi i dytë i mundshëm njihet si “pavëmendshmëria njohëse”. Kjo do të thotë, njerëzve nuk u pëlqen të mendojnë më shumë sesa duhet. Mund të rrjedhë nga dembelizmi, mungesa e vëmendjes, apo mosdashja për të marrë kohë për të mësuar më shumë. Sido që të jetë, ata favorizojnë vendimin e shpejtë dhe të kollajtë – edhe sikur të kishin vepruar në mënyrë altruiste, nëse do të ishin informuar paraprakisht.

Nga ana tjetër, nëse ata që zgjodhën të mësonin për pasojat do të vepronin më bujarisht, kjo do të sugjeronte që personat e informuar me parazgjedhje do të kishin “përzgjedhur vetë” të mbeteshin injorantë nëse u jepej opsioni. Dhe kjo është ajo që studiuesit gjetën. Në të gjithë studimet, pjesëmarrësit që zgjodhën të informoheshin për pasojat kishin 7% më shumë gjasa të bënin zgjedhjen altruiste.

Pak më pak injorantë për injorancën e vullnetshme

Meta-analiza ka kufizime që duhen përmendur. Si fillim, pjesëmarrësit në masë dërrmuese erdhën nga Evropa dhe SHBA, që do të thotë se rezultatet mund të mos përsëriten në kultura të tjera. Studimet panë gjithashtu injorancën e qëllimshme në laborator kundrejt vendimeve aktuale në botën reale.

Së fundi, ata u përqendruan në detyra diskrete, që do të thotë se ato kryheshin vetëm një herë. Është e mundur që raundet e vazhdueshme të dhënies dhe marrjes midis vendimmarrësit dhe pritësve do të jepnin rezultate të ndryshme (si në shumë lojëra të teorisë së lojës).

Megjithatë, autorët arrijnë në përfundimin se “të marra së bashku, provat e përgjithshme sugjerojnë se injoranca është me të vërtetë pjesërisht “e vullnetshme” dhe e nxitur nga motivet e kërkimit të justifikimit dhe të ruajtjes së imazhit të vetvetes”. Falë tyre, të gjithë jemi pak më pak injorantë për injorancën.