4 vite burg për personin që vodhi qentë e Lady Gaga-s

Ryan Fischer, kujdestari i dy qenve të këngëtares së famshme Lady Gaga, vitin e kaluar u qëllua nga disa hajdutë dhe qentë e saj u rrëmbyen.

Dy bulldogët e saj francezë u gjetën dhe u dërguan të sigurt në polici, detajet se si u gjetën qentë janë ende të panjohura.

 

Sipas “Associated Press”, ka qenë një grua ajo që i ka çuar në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik në Los Angelos, ndërsa njerëz të afërt me këngëtaren kanë konfirmuar që dy qentë janë të këngëtares.

Këngëtarja e njohur gjithashtu kishte ofruar 500,000 dollarë shpërblim për kthimin e sigurt të qenve.

 

Kohëve të fundit, një nga gjykatat në Kaliforni, ka dënuar një nga tre burrat që janë akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga-s, me katër vite burg.

Personi në fjalë ishte Jaylin Keyshawn White, një djalë 20 vjeçar, i cili pranoi se ka qenë pjesë e bandës që sulmoi dhe qëlloi Ryan Fischer, kujdestarin e qenve, gjatë kohës që ata po bënin një  shëtitje në Hollywood, në shkurtin e vitit 2021.