
4 shenjat më të zgjuara të horoskopit
Nuk mund të bazohemi tek horoskopi kur vjen puna tek njerëzit e zgjuar. Por astrologët bazuar tek tiparet e secilës shenjë, kanë treguar se cilat shenja konsiderohen më të zgjuarat në Zodiak.
Zbulo katër shenjat dhe arsyet:
Demi: Demi preferon të përdorë mendjen dhe jo të veprojë bazuar tek ndjenjat në shumicën e situatave me të cilat përballet. Një dem është i aftë të vlerësojë situatat dhe të marrë vendime të shëndetshme sidomos për veten.
Dashi: Dashi është i zgjuar dhe inteligjent. Është i mprehtë si natyrë, ka tipare lideri dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të. Duke qenë shenjë zjarri, shpesh perceptohet si njeri impulsiv dhe shumë kokëfortë.
Akrepi: Akrepi konsiderohet si shenja më inteligjente e zodiakut. I zgjuar, vëzhgues, dinak dhe mendjehollë. E vetmja gjë e rëndësishme për të është të përdorë zgjuarsinë për të mbajtur veten të sigurt. Kanë aftësi për të kuptuar karakterin e një personi dhe me një shikim arrijnë të të tregojnë përshtypjet.
Luani: Një luan e ka gjithmonë një plan të dytë në çdo situatë. Është i drejtpërdrejtë dhe ka një inteligjencë të madhe sociale. Njerëzit e duan një luan pranë për shkak edhe të instiktit mbrojtës. Për gjithçka e kanë nj plan të dytë në mendje.