
4 shenjat e horoskopit që rrezikojnë më shumë
Të pëlqen rreziku apo thjesht të jesh në zonën tënde të komfortit? Kjo duket se ndikohet nga shenja e horoskopit.
Sipas astrologëve, tiparet e personalitetit janë të lidhura me shenjën e horoskopit dhe disa persona thjesht ndërmarrin më shumë risqe se të tjerët. Disa as nuk tentojnë të rrezikojnë për çfarëdolloj gjëje.
Në përgjithësi, disa shenja që ndërmarrin rreziqe e konsiderojnë jetën si një lojë, të cilën po nuk e luajte, nuk mund të fitosh. Ata ndjejnë emocion, adrenalinë dhe kënaqësi kur ndërmarrin këto rreziqe.
Binjakët: E drejtuar nga Mërkuri, planeti që lidhet me shpejtësinë, binjakët gjithmonë balancojnë disa gjëra njëkohësisht, edhe personalitetin e tyre. Ata janë naturë kurajoze e për këtë shkak, janë dhe shenja që ndërmerr më shumë risqe. Janë të shpejtë dhe veprojnë në impulsivitet e sipër. Ata nuk duan t’ja dinë nëse do dështojnë dhe do komentohen nga të tjerët. Kanye West, Marilyn Monroe dhe Donald Trump janë disa nga të njohurit që i përkasin kësaj shenje.
Shigjetari: Asgjë nuk e ndal shigjetarin. Janë shumë pasionantë dhe aventurierë. Kanë mendje dhe zemër të hapur dhe nuk iu pëlqen të kenë kufij, edhe nëse bëhet fjalë për rrezik nëse i kalojnë. Ata nuk e marrin jetën me shumë seriozitet, mundohen të marrin sa më shumë kënaqësi dhe të provojnë gjëra të reja.
Dashi: Drejtohet nga Marsi, planeti i energjisë, pasionit dhe dëshirave. Nuk është surprizë që dashit i pëlqen të rrezikojë, edhe kur e kanë të qartë nivelin e rrezikut. Ata shpesh duan të vërtetojnë se kanë shumë aftësi dhe se mund t’ja dalin në çfarëdolloj situate. Tërësisht të pavarur dhe nuk kanë frikë të ndërmarrin sfida. Ata kanë shumë besim tek vetja dhe për ta rreziku është një aventurë e radhës.
Luani: Adhuron kur të gjithë sytë janë tek ata dhe asgjë nuk i ndal. Kjo do të thotë se ata ndërmarrin riskun me çfarëdo kostoje. Duan të mbahen mend, të përfolen si persona që guxuan dhe që bënë atë që askush nuk gjeti kurajon për ta bërë. Fakti që nuk duan të dështojnë në sytë e të tjerëve, i bën ata të pranojnë sfida dhe të ndërmarrin rreziqe, me bindjen se do ia dalin.
*Tibo News