4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin

Dita e Shën Valentinit mund të jetë tepër emocionuese për të shumtë, sidomos ata që janë në një marrëdhënie në çift. Por të tjerë e urrejnë këtë ditë, ndoshta sepse kanë pasur një eksperiencë jo të mirë me këtë ditë, ose me vetë dashurinë. Arsyet janë të shumta, por duket se shenja e Horoskopit me tiparet e secilit duket se ndikon shumë.
Zbuloni më poshtë 4 shenjat që e urrejnë Shën Valentinin:

Bricjapi:
Bricjapi është i përgjegjshëm, i vendosur dhe i disiplinuar, por gjithashtu mund të jetë pesimist dhe nuk i pëlqen t’i thuhet se çfarë të bëjë. Prakticiteti i tyre mund të shfaqet gjithashtu si të qenit shumë të vetëdijshëm për buxhetin dhe shpenzimet joserioze. Kjo është arsyeja pse kur ju thuhet se kjo është dita kur ata duhet t’i blejnë dhurata për të dashurit të tyre, që duhet të shfaqin të gjitha emocionet e tyre më të thella dhe të sillen në një mënyrë të caktuar, ata acarohen sepse nuk iu përshtatet tipit që kanë.

Ujori:
Ndërsa ujori është inteligjent, miqësor dhe krijues, ai gjithashtu mund të jetë paksa i shkëputur emocionalisht. Truri artistik i tyre mund të bëjë që të duken të papërgjegjshëm, kështu që nëse Ujori harron ditën e Shën Valentinit, nuk është vërtetë faji i tij. Nëse ujori është super i frymëzuar dhe romantik, aq sa të kërkojë të festojë festën me personin e zemrës, është gati të bëjë një gjest madhështor dhe të veçantë, por nëse ndihet nën presion për ta bërë vetëm sepse ka një ditë për të festuar, me siguri do e anulojë gjithçka, ose do harrojë.

Virgjëresha:
Virgjëresha është e organizuar, super e përgjegjshme dhe realiste, dhe një festë me lule, çokollata apo darkë romantike i duket një budallallëk. Virgjëresha do të preferonte shumë të shpenzonte paratë për diçka që zgjat, si një investim i zgjuar. Virgjëresha është shumë e logjikshme për të shpenzuar gjysmës e pagës së javës për një dhuratë Shën Valentini.

Akrepi
Akrepi ndoshta është shenja më intensive dhe emocionale e Zodiakut, por gjithashtu konsiderohet si shenja xheloze, obsesive dhe paranojake. Kështu e gjithë ideja e Ditës së Shën Valentinit mund të duket disi e ekzagjeruar për të. Presioni për të patur një dhuratë të përsosur, një letër të shkruar me dorë por me shumë kuptim, ose një mbrëmje e paharrueshme takimi mund ta bëjë akrepin të dorëzohet nga natyra, kështu që preferon ta anashkalojë këtë pjesë. Siç ndodh edhe me ditëlindjen çdo vit.