AlbanianEnglish

4 sekretet që duhet t’i dini për kujdesin e fytyrës

Të gjithë duam që fytyra jonë të duket e freskët përgjithmonë, por kjo është e pamundur.

Ama, ajo që mund të bëjmë është t’i ofrojmë lëkurës kujdesin e duhur në mënyrë që ajo të jetë në formë për një kohë të gjatë.

 

  • Dy herë në javë, scrub

Scrub-et e fytyrës përmbajnë mikrokokriza që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.

Në këtë mënyrë, rigjenerohen qeliza të reja dhe kjo ndihmon që lëkura juaj të duket e bukur.

Këshillohet që të përdorni scrub të paktën 2 herë në javë.

 

  • Përdorni produkte natyrale

Kimikatet e shumta që gjenden në disa kremra janë të dëmshme, sepse mund t’ju krijojnë rrudha, thatësirë dhe iritim.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni produkte që janë tërësisht natyrale, pa  përmbajtje fragrance dhe alkoli.

 

  • Lani fytyrën dy herë në ditë

Fytyra duhet larë një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

Gjithashtu, nëse bëni aktivitet fizik, duhet ta lani fytyrën edhe pas fiskulturës, pasi djersa bllokon poret.

Si çdo gjë tjetër e tepërt dëmton, ashtu edhe larja e fytyrës.

Nuk duhet ta lani fytyrën më shumë se ç’duhet, pasi mund t’ju thahet dhe iritohet.

Në mëngjes përdorni një larës të butë dhe krem hidratues, kurse në darkë një larës vajor dhe krem hidratues.

 

  • Kremi i diellit shumë i rëndësishëm, mos e harroni

Dielli është shumë i dëmshëm për fytyrën dhe këtë e dimë të gjithë.

Prandaj, asnjëherë nuk duhet harruar se përdorimi i kremit të diellit është i domosdoshëm.

Sigurohuni që ta aplikoni këtë produkt 15 minuta përpara se të dilni jashtë.

Kremi i diellit duhet përdorur edhe në dimër, pavarësisht se nuk ka shumë diell.

You don't have permission to register