4 pallatet mbretërore më magjike të Evropës

Të jetosh në një pallat mbretëror, afërmendsh është diçka përrallore, por të mendosh sa e vështirë është të orientohesh në mbi 1000 dhoma, se sa kohë duhet të mbarohen punët e atij vendi, kujdesi për kopshtin, rinovimi mobileve, duket sikur kthehet në një “hall”.

Pavarësisht këtyre “problematikave”, pallatet mbeten përrallore dhe ne do t’ju njohim me disa nga më të mëdhatë në Evropë.

 

  • Pallati Mbretëror në Stokholm

Ky pallat është rezidenca zyrtare e Mbretit Carl XVI Gustav dhe familjes së tij, ku gjithashtu bëhet edhe pritja zyrtare e monarkisë.

Pallati nuk është vetëm vendi ku jetojnë Mbreti, Mbretëresha dhe pjesa tjetër, por është edhe një vend pune për ta, i ndarë në departamente të ndryshme, ku të gjitha bashkë përbëjnë Oborrin Mbretëror.

Pra ky pallat përrallor është një miksim i duhur mes rezidencës mbretërore, vendit të punës dhe monumentit kulturoro-historik.

Pallati në Stockholm është i ndërtuar në stilin barok dhe i formuar si pallat romak, ka shtatë kate dhe mbi 600 dhoma.

 

  • Pallati i Princit të Monakos

Ky pallat ka ndryshim nga të tjerët për shkak të historisë që përmban.

Pavarësisht se kjo ka ardhur nga mungesa e pallateve alternative dhe mungesa e tokës, kjo rezidencë është përdorur për më shumë se shtatë shekuj.

Pallati ku aktualisht jeton Albert II, tregon një histori jo vetëm për Monakon, por për gjithë familjen qe në vitin 1997, kremtoi 700 vite sundim nga e njëjta rezidencë mbretërore.

 

  • Pallati Mbretëror i Madridit

Pallati Mbretëror i Madridit është rezidenca zyrtare e familjes mbretërore Spanjolle, e cila përdoret vetëm për ceremoni shtetërore.

Familja mbretërore, në këtë rast nuk banon në pallat, por ka zgjedhur një vend më modest, diku nga periferia e Madridit.

Pallati vendndodhjen e ka në Calle de Bailén dhe disa nga dhomat e tij janë të hapura për publikun, përveçse gjatë kohës që përdoren për funksione mbretërore.

 

  •  Buckingham Palace

Rezidenca mbretërore në Londër dhe selia e monarkut të Mbretërisë së Bashkuar, është gjithashtu vend për ceremoni të mëdha mbretërore, e madje edhe vizita shtetërore.

Është një pallat mbretëror madhështor, ku në përmbajtje ka 775 dhoma, në të cilat përfshihen 19 dhomat shtetërore, 52 gjumi për mbretërinë dhe të ftuarit, 188 dhoma gjumi për stafin, 92 zyra dhe 78 banja.