
4 krimet reale që u frymëzuan nga filmat
Padyshim që për një pjesë të mirë tonën, filmat janë formë argëtimi e madje edhe edukimi e frymëzimi. Pavarësisht mesazheve që tentojnë të japin ne duhet të kemi parasysh se jo gjithçka mund të provohet në jetën pas atij ekrani. Ne kemi renditur për ju disa nga filmat dhe serialet e ndryshme televizive që frymëzuan akte të vërteta të sjelljes kriminale.
John Hinckley Jr. Goes Full Travis Bickle
E veçanta e “Taxi Driver” është se nuk parashikon asgjë, thjesht vëzhgon dhe komenton atë që tashmë është, pra njerëz të vetmuar dhe të shqetësuar, të cilët ndonjëherë, kalojnë në dhunë.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me John Hinckley Jr. Hinckley u përball me probleme të rënda emocionale dhe u fiksua me Jodie Foster pasi pa “Taxi Driver”.
Ai filloi të përndiqte aktorin e ri dhe ishte i vendosur të vriste presidentin. Më 30 mars 1981, Hinckley u përpoq të vriste Ronald Reganin. Ai dështoi, por plagosi katër njerëz, përfshirë këtu edhe vetë Reganin.
More Vampiric Acts
“Interview with the Vampire” (1994)
Dy ditë pasi pa “Interview with the Vampire”, Daniel Sterling theri me thikë të dashurën e tij dhe thuhet se i kishte pirë edhe pak gjak. Fatmirësisht, ajo u mbijetoi plagëve të shumta. Sterling iu referua drejtpërdrejt filmit, duke treguar se ai ishte i ndikuar prej tij.
Setting an Apartment on Fire
Edhe pse besoj që nuk e prisni se një film për një grup zjarrfikëssh heroikë mund të ndikojë në një krim, më lini t’ju them se në fakt ka ndodhur.
Tetëmbëdhjetë vjeçari Glen Jones po shikonte “Backdraft” me të dashurën e tij kur i erdhi një ide e shkëlqyer.
Ai donte të bëhej hero, ndaj vendosi t’i vinte zjarrin banesës së të dashurës së tij dhe ta shuante vetë. Ai ishte i suksesshëm në vënien e flakës, por shuarja u bë nga familja e të dashurës para se ai të mund të vepronte.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Jones u akuzua për zjarrvënie të shkallës së dytë dhe ai u përball me më shumë se dhjetë vjet burg. Me pak fjalë, plani i tij nuk u realizua…
“Purging”
Një natë, për çdo vit, i gjithë krimi bëhet i ligjshëm dhe shërbimet e urgjencës janë të ndaluara t’u përgjigjen thirrjeve.
Në “The Purge”, u krijua një histori e shkëlqyer imagjinare, por e frikshme dhe me kaos nëse do të vihej në jetën reale, që për fat të keq u vendos. Në vitin 2017, Johnathan Cruz u akuzua për tre të shtëna fatale.
Ai iu referua drejtpërdrejt filmit. Ndryshe nga “The Purge”, krimi nuk ishte i ligjshëm, dhe Cruz u dënua me të drejtë me burgim të përjetshëm për veprimet e tij të pakuptimta.