AlbanianEnglish

4 aktorët që urrejnë të shohin filmat e tyre

Për shumë njerëz, pavarësisht pasionit të madh që kanë për punën e tyre, rezultatin nuk e kanë shumë të thjeshtë ta ndjekin.

Disa aktorë kanë treguar se sa të vështirë e kanë të shikojnë veten e tyre në film, madje si rrjedhojë kanë zgjedhur të mos e bëjnë më këtë.

 

  • Johnny Depp

3 herë i nominuar për Oscar, aktori hollivudian, është gjithashtu i njohur për faktin se nuk i shikon filmat e tij.

Ai thotë se këtë zgjedhje e ka bërë shumë kohë më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka parë asnjë film të tij.

Edhe gjatë intervistave, kur shfaqin disa klipe nga filmat e tij, ai dëgjon por nuk shikon në ekran.

“Ndjehem sikur do të më dëmtojë.”-shprehet Depp.

 

  •  Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix është një aktor shumë i talentuar, por ai vetë ka parë vetëm 2 nga filmat e tij të shumtë, “HER’ dhe “The Master”.

Ai shpresonte se shikimi i filmave të tij do ta ndihmonte të mësonte dhe të rritej si aktor, por duket se mund t’ia dalë edhe pa i parë ato.

“Mendova se mund të isha mjaftueshëm i pjekur për të parë dhe mësuar. Të mendoj që këto janë gabimet që janë bërë. Por është ende diçka me të cilën po luftoj.”

 

  •  Reese Witherspoon

Reese Witherspoon është një nga aktorët që ‘zhytet’ aq thellë në një rol saqë ndihet sikur po jeton jetën e dikujt tjetër.

Kjo është arsyeja pse ajo harron edhe skenat në të cilat është përfshirë në të vërtetë.

“Ndonjëherë kap klipin e çuditshëm të diçkaje. E shikoj dhe mendoj: “Nuk e mbaj mend këtë. Është vërtet e çuditshme.”-shprehet Reese.

 

  • Julianne Moore

Aktorja është fituese e disa çmimeve Oscar, megjithatë ylli i ‘Hunger Games’ tregon se ajo nuk mund të ulet për të parë asnjë nga filmat e saj. Madje ajo rrëfen se nuk ka parë asnjë prej tyre.

“Më pëlqen të jem në film më shumë sesa t’i shikoj. Ky është emocioni im i madh, në vend që të shoh produktin e përfunduar.”-shprehet Moore.

 

*Tibo News

You don't have permission to register