
390 milionë euro më shumë në arkën e shtetit
Buxheti i shtetit ka mbledhur 2.4 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 390 milion euro dhe në këtë ecuri ka ndikuar kryesisht çmimet e rritura. Në periudhën janar-qershor të këtij viti, paratë që qytetarët paguajnë përmes taksave u shtuan, aq sa qeveria u merr tatimpaguesve gjithsej për 1 muaj të vitit.
Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat kombëtare dhe tatimi mbi fitimin u rritën, por jo me të njëjtin ritëm të muajve të tjerë si prilli dhe marsi, çka jep sinjale për një rënie të konsumit.