
38% më shumë sulme kibernetike në botë
Sulmet cyber në botë janë rritur 38% gjatë vitit 2022. Dhe organizatat shëndetësore janë ato më të goditurat. Statistikat janë bërë të ditura nga kompania e sigurisë informatike Check Point Software, sipas të cilave në nivel botëror trendi i sulmeve informatike ka pësuar rritje mjaft domethënëse.
Duke u bazuar në statistika, cyber sulmet në sistemin shëndetësor kanë qenë ato që kanë pësuar goditjet më të mëdha, ku mesatarisht numërohen 1463 sulme në javë, që përbën 74% më shumë në krahasim me vitin 2021.
Ekosistemi ransomware vijon të zgjerohet me grupe të vogla kriminale, dhe sipas ekspertëve të sigurisë informatike, hakerat po shtrijnë vëmendjen e tyre kundrejt programeve si Slack, Teams, dhe Google Drive përmes phishing