375 mijë € gjobë për kompaninë britanike të ushqimeve

Dy ish pronarët e kompanisë së shpërndarjes së ushqimeve online Deliveroo u dënuan me kusht me një vit burg dhe u gjobitën me 30,000 euro nga gjykata franceze.

Ata u dënuan për abuzim me statusin e pavarur të vozitësve që punonin për platformën britanike të dërgesave.

Kompania gjithashtu u gjobit me gjobë maksimale prej 375,000 € dhe duhet të publikojë vendimin e gjykatës në faqen kryesore të Deliveroo në frëngjisht për një muaj.

Aksionet në Deliveroo kanë humbur më shumë se 70 për qind të vlerës së tyre.

Avokati i dy ish pronarëve të kompanisë Deliveroo komunikon me gazetarët pas vendimit të Gjykatës franceze

Deliveroo tha në një deklaratë se “kundërshton kategorikisht” vendimin e gjykatës franceze dhe se do të apelonte.

Në deklaratën e saj thuhej se vendimi i gjykatës i referohej një versioni të hershëm të modelit të saj operativ dhe nuk kishte pasoja për mënyrën se si funksionon sot.

“Modeli ynë që atëherë ka evoluar në mënyrë që të jetë më në përputhje me pritshmëritë e partnerëve tonë të shpërndarjes, të cilët duan të mbeten të pavarur”, tha kompania.

Ish vozitësit kanë paditur Deliveroo për abuzim  të statusit të tyre të pavarur dhe pretendojnë se kompania duhet t’i kishte punësuar ata si punonjës.

Sipas ligjit francez, statusi i punonjësit jep të drejta, duke përfshirë përfitimet e papunësisë, sigurimet shoqërore dhe kontributet e pensioneve