
35% e të papunëve me arsim profesional, 10% me gjimnaz
Të dhënat e INSTAT-it për vitin 2021 tregojnë se papunësia është më e theksuar tek personat me arsim profesional të mesëm se sa tek ato me gjimnaz.
Revista “Monitor” në artikullin e saj thekson se 35% e të arsimuarve në gjimnaze profesionale janë të papunë, kundrejt 10% të atyre me gjimnaz të përgjithshëm.
Nga 19 mijë nxënës të arsimit profesional në vitin shkollor 2020-2021, 79% e vajzave e shohin arsimin profesional si një urë drejt Universitetit. 39% e djemve hyjnë në tregun e punës pas përfundimit të gjimnazit profesional.
Fabrikat e shkatërruara pas rënies së regjimit komunist dhe mesatarja poshtë gjashtës janë tregues të një arsimi profesional pa lidhje me tregun e punës.
Arsimi profesional orientohet më shumë drejt profesioneve të shërbimit si ekonomi, menaxhim, hoteleri, turizëm, dhe teknologji.