
31-vjetori i PS, Rama falënderon Nanon dhe patronazhistët
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur falënderim për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano me rastin e 31-vjetorit të themelimit të PS. Rama në një urim në rrjetet sociale, ka falënderuar edhe ‘patronazhistët’, strukturë elektorale brenda PS. PS është themeluar më 13 qershor 1991, pas ndryshimit të emrit nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë.
Në kongresin e 10-të PPSH-së ku u vendos për ndryshimin e emrit, drejtimin e partisë e mori Fatos Nano. Ndonëse, Nano konsiderohet lideri histori i PS, në 31 vite, kryetari më jetëgjatë tashmë është Rama.