
31 viktima nga helmimi me alkool në Indi
31 persona kanë vdekur nga helmimi nga alkooli në shtetin indian perëndimor të Gujaratit dhe më shumë se 40 të tjerë po trajtohen në spital, ku shumë prej tyre thuhet se janë në gjendje kritike.
Policia ka bërë pesë arrestime pasi në këtë shtet alkooli është thuajse i ndaluar plotësisht.
Sipas burimeve qeveritare, konsumi i kësaj pijeje që shitej ilegalisht ka shkaktuar helmim për shkak se prodhohet në kushte të papërshtatshme.