AlbanianEnglish

30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat

30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije lajmin dhe rikujtoi se ata që: kanë pagë bruto vjetore mbi 2 milionë lekë, janë të dypunësuar duhet të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”. DIVA duhet plotësuar nga 82 178 të punësuar.

Deklarata DIVA 2021, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

You don't have permission to register