
3 rrugët kryesore si po infektohemi me COVID-19
Falë vaksinimeve dhe një përpjekjeje të përbashkët publike për të frenuar përhapjen, COVID-19 nuk është aq alarmues sa ishte në vitin 2020, por kjo nuk do të thotë se ka mbaruar. Megjithëse ka rënie të rasteve, përsëri pandemia po vazhdon akoma dhe këto janë 3 rrugët kryesore se si po përhapet covid aktualisht:
- Palestrat e brendshme
Një palestër e brendshme është mjedisi i përsosur për tu infektuar me COVID-19, veçanërisht nëse jeni pranë një personi të infektuar që po nxjerr pikat dhe grimcat që përmbajnë virusin dhe nuk jeni në dijeni të tij.
- Ngjarjet ‘superpërhapëse’
Festat dhe tubimet e mëdha janë problematike sepse nuk mund ta dini gjithmonë me siguri nëse njerëzit përreth jush janë të vaksinuar, apo edhe nëse mund të jenë të infektuar. Ne e dimë që çdo ditë ka mbledhje të mëdha familjare, si festa ditëlindjesh ose martesa, që mund të jenë një shembull i mirë i përhapjes masive të virusit.
- Udhëtimi me avion
Udhëtimi me avion është shqetësues për arsye të tjera përveç faktit që në mënyrë të pashmangshme do të jesh në kontakt të ngushtë me të tjerët në çdo hap të rrugës. Përveç kësaj, është fakt se udhëtim juaj fillon në momentin kur dilni nga dera për të hipur në një automjet që do t’ju çojë në aeroport, do të kaloni përmes procedurave të aeroportit, fluturimit vetë, deri në aktivitetet që ju do të angazhoheni sapo të arrini në destinacionin tuaj. Kështu ju nuk mund ta shkëputni rrezikun nga të gjithë ata hapa.