3 muaj luftë, banorët e Kievit përkujtojnë viktimat

Ndërsa Ukraina shënon tre muaj nga fillimi i pushtimit rus, banorët në kryeqytetin Kiev kanë përkujtuar ata që kanë humbur që nga fillimi i konfliktit.

Një radhë gjigante u krijua jashtë zyrës së postës në qytet kur pullat postare dhe kartolinat speciale kundër luftës dolën në shitje.

Qindra njerëz u mblodhën për të blerë pulla dhe kartolina që përshkruanin një ushtar ukrainas duke i bërë një gjest me gishtin e mesit një luftanije ruse.

Një lëndinë në një shesh në kryeqytet është shpërndarë me flamuj të vegjël ukrainas, të vendosur në shenjë nderimi për ata që kanë humbur jetën që nga shpërthimi i luftimeve më 24 shkurt.

Një monument shfaq mesazhin “Ukrainas të vrarë nga (Presidenti rus Vladimir) Putin” me numrin 7,463 të shkruar më poshtë.

Që nga tërheqja e Rusisë nga rrethi i Kievit, ndërsa ajo e përqendroi luftën e saj në lindje të Ukrainës, jeta me sa duket është kthyer në rrugët e kryeqytetit me disa që shëtisin nëpër qytet dhe shijojnë motin e mirë.