
3 miliardë dollarë për automjetet elektrike, SHBA miraton fondin
Shtëpia e Bardhë do të ndajë më shumë se 3 miliardë dollarë në financimin e infrastrukturës për të financuar prodhimin e baterive të automjeteve elektrike.
Fondet do të ndahen nga Departamenti Amerikan i Energjisë bazuar në projektligjin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh që Biden nënshkroi vitin e kaluar.
Ndër iniciativat do të jetë përpunimi i mineraleve për përdorim në bateritë me kapacitet të madh dhe riciklimi i këtyre baterive, deklaroi agjencia.
Biden dëshiron që gjysma e automjeteve të shitura të jenë elektrike deri në vitin 2030. Ai do të pengojë konkurrencën kineze në një treg me rritje të shpejtë dhe do të reduktojë emetimet e karbonit që ndryshojnë klimën.
Administrata po merr masa për të siguruar pavarësinë energjetike dhe për të ulur presionet afatgjata ekonomike nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
Ligji i infrastrukturës akordoi gjithashtu miliarda të tjera për qeverinë për të blerë autobusë elektrikë dhe për të instaluar karikues për makina elektrike.
Por fondet e reja nuk do të shkojnë drejt zhvillimit të prodhimit të litiumit, nikelit, kobalt dhe minerale të tjera me kërkesë të lartë të nevojshme për prodhimin e atyre baterive.
Në mars, Biden mbështeti prodhimin dhe përpunimin e këtyre mineraleve.
Ai kërkoi fonde për të mbështetur atë iniciativë javën e kaluar si pjesë e një pakete prej 33 miliardë dollarësh për nismat që lidhen me Ukrainën.