
3 mënyrat për të shmangur ditët jo të mira
Në jetën tonë, pjesë të rëndësishme ka edhe sfida me përballjen e vazhdueshme për ulje-ngritjet e përditshmërisë.
Ka ditë ku në çdo cep shkëlqen dielli e nga ana tjetër ka ditë ku drita në fundin e tunelit nuk duket gjëkundi.
Sipas shkencës, kemi disa këshilla se si mund ta bëjmë ditët tona jo të mira, pak më shumë optimiste.
- Ndalo përpjekjet e të qenit perfekt
Pa dyshim që është shumë e rëndësishme të kesh objektiva të qarta, me baza të forta dhe të vendosësh standarde të larta për veten, por nëse kjo nevojë kalon në presion të vazhdueshëm me veten, bëhet e pashëndetshme.
Nevoja për të qenë gjithë kohës perfekt, bën që shumicën e kohës të ndihesh jo mjaftueshëm, të pendohesh lehtë dhe të mos ndihesh kurrë i përmbushur.
Duke i lënë të shkojnë idealet e perfeksionizmit dhe të vlerësoni e shijoni procesin e “të bërit të gjërave” në mënyrë natyrale pa tension, do ta shihni që gjërat do të bëhen më mirë.
- Bëhuni versioni më social i vetes
Të kalosh kohë në paqe me veten është diçka e shëndetshme që duhet praktikuar herë pas herë, por patjetër duke ruajtur disa ekuilibra.
Studimet kanë arritur në përfundimin se socializimi ndihmon shumë në përmirësimin e humorit.
- Praktiko faljen, edhe te vetja
Është në natyrën njerëzore të mbajë mend gjithçka që të tjerët i kanë bërë dhe të ngarkojë veten me mllef herë pas here.
Sidoqoftë, mbajtja në shpatullat tuaja sjelljet e të tjerëve, qoftë edhe kundër jush, jo vetëm që nuk ju ndihmon, por ndikon negativisht në psikologjinë tuaj.
Këto lloj inatesh dhe ngarkesash ju bëjnë gjithnjë e më pak human, prandaj shkenca rekomandon faljen.
Aftësia për të kthyer një ditë të keqe në të mirë nuk është superfuqi që e kanë vetëm disa njerëz të caktuar.
Fuqinë për ta bërë e kemi brenda vetes të gjithë.