3 liqenet më të bukura në Evropë

Evropa për fat të mirë ka një larmi liqenesh, që fillojnë nga zonat me reliev të thyer e natyrë të egër, deri te ato të zonave malore, me liqene akuj të ftohtë, rrethuar nga pyjet e dendura.

Ka disa prej tyre qe duhet t’i konsideroni si destinacione për t’i vizituar.

 

  • Liqeni i Zvicrrës/Zvicër

Ky është një nga liqenet që me siguri e keni dëgjuar.

Ai ka një gjërësi afërsisht dy milje dhe “gjarpëron” mes pasurive të Zvicrës, fshatëra dhe ishuj të njohur e të vlerësuar nga bota.

Opsioni më i mirë i të eksploruarit këtij liqeni, është me varkë.

 

  • Mondsee/Austri

Ky është vendi i mbushur me liqene alpine e të pastra si kristal, ku për bukuri secili mban rekord.

Një nga më të bukurit është Mondsee, që ndryshe njihet edhe si “Liqeni i Hënës”, i cili është 17 milje nga Salzburgu.

Uji i këtij liqeni është i jashtëzakoshëm sa shkëlqen kur ka diellin prezent dhe ka pastërtinë e një kristali.

Liqeni ushqehet nga përrenjtë që vijnë prej maleve alpine të rrethuara me borë, ndaj edhe uji është shumë i freskët.

 

  • Liqeni i Komos/Itali

Një destinacion i afërt me ne, dhuron pamje mahnitëse për të cilin padyshim nuk do të pendoheshit po ta vizitonit.

Liqeni i Komosit është pikërisht destinacioni që po ju them.

Ky nuk është më i madhi në Italinë veriore, por është i mrekullueshëm nga të gjitha anët.

E mira do të ishte edhe të mernit një nga vilat e ndërtuara në fshatërat e vegjël afër këtij liqeni.