
3 kombinimet e ushqimeve që nuk duhen bërë
Zakonisht, kur hamë kemi kombinime të veçanta që nuk i ndajmë nga njëra-tjetra.
Deri këtu jemi dakord, por duhet thënë që ka ushqime që nuk duhet të kombinohen bashkë.
Ne do ndajmë me ju tre nga kombinimet që duhet të filloni t’i ndani, me përjashtim të rasteve të një konsumi të shpejtë.
- Kastravecët dhe domatet
Po, e dimë që nuk ju kishte shkuar ndërmend që një nga kombinimet më të shpeshta, të duhej të ndahej.
Kastravecët janë të ndjeshëm ndaj etilenit, një hormon bimor i cili ka si qëllim rregullimin e proceseve kimike.
Kjo është arsye që ata mos t’i vini afër domateve sepse në të kundërt do të fillojnë të zverdhen.
Herën tjetër, kur t’i ruani në frigorifer, mundohuni t’i lini larg njëra-tjetrës.
- Boronicat dhe luleshtrydhet
As disa frutave nuk u bën mirë qëndrimi pranë njëra-tjetrës.
Nëse provoni të ruani këtë kombinim, do të shikoni se ato do të prishen më shpejt nga ç’e prisnit.
Sidoqoftë, edhe nëse e keni vendosur t’i lini afër, mundohuni t’i konsumoni sa më parë.
- Mollët dhe karotat
Paçka se të ndryshme, një frut dhe perim i tillë nuk është mirë të kombinohen.
Molla në përgjithësi prodhon shumë etilen, kjo është arsye për t’u treguar të kujdesshëm ku vendoset pasi ushqimet e tjera nuk e pranojnë siç duhet.
Veçanërisht mundohuni të mos i vendosni pranë karotave pasi ka shumë mundësi që për pak kohë, shija t’i jetë bërë më e hidhur nga ç’mund të pranohet.
Bright Side