3 këshilla mbi kujdesin e dhëmbëve

Buzëqeshja është një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes, ndërsa dhëmbët janë pjesë e rëndësishme e buzëqeshjes. Si të tilla, përveç mjekimit, duhet të kemi kujdes të veçantë edhe ju vetë. Ne do t’ju tregojmë disa nga këshillat që japin edhe specialistët.

  • Shmangia e alkoolit, duhanit dhe kafes

Pavarësisht sa e rëndësishme është për ditën tonë, për dhëmbët kafeja është e dëmshme, pasi mund të përkeqësojë smaltin dhe mund të njollosë dhëmbët për shkak të përmbajtjes së taninës. Konsumi i duhanit dhe alkoolit janë gjithashtu të rrezikshme për problemet dentare.

  • Kujdesi mbi dietën ushqimore

Ky lloj kujdesi është i rëndësishëm jo vetëm për dhëmbët, por për gjithë shëndetin tuaj, megjithatë një ndër fushat që krijon dëm një kequshqyerje është edhe dhëmbi. Sheqeri, limoni dhe turshitë janë një treshe që me kalimin e kohës mund të kalbin smaltin e dhëmbëve, gjë kjo që do çojë në prishjen e dhëmbëve.

  • Larja e dhëmbëve më furçë dhe fill

Larja e dhëmbëve është një nga proçeset më të rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve, ndaj i duhet kushtuar vëmendje e veçantë. Thelbësore është që të lahen të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe darkë. Njëkohësisht këshillohet përdorimi i fillit të paktën një herë në ditë. “Mosrespektimi” i këtyre këshillave mund të çojë në akumulimin e pllakave te dhëmbët tuaj.