3 hapa për distancim nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë padyshim një nga shumë të mirat e teknologjisë.

Shkatërrimi i çdo lloj barriere gjeografike dhe afrimi me njëri-tjetrin janë pjesë shumë të rëndësishme për njërën anë të medaljes, por përveç këtyre, kanë krijuar një varësi tek individët.

Më poshtë do të gjeni tri nga mënyrat që mund t’ju ndihmojnë në largimin e këtij fiksimi si dhe krijimin e një distance.

 

  • Fikja e njoftimeve

Edhe për rastet kur ju mund të dëshironi të shmangni rrjetet sociale, me gjasë njoftimet që ju vijnë herë pas here “shkatërrojnë” planin tuaj.

Një këtë rast, fikja e njoftimeve mund të jetë një mendim i mirë si dhe veprim i duhur nga ana juaj.

Në këtë mënyrë koha në rrjetet sociale është me e paktë dhe kjo ndodh natyrshëm, pa u vënë re nga ju.

 

  • Planifikimi i kohës për rrjetet sociale

Para se të zbatohet, duhet të jetë e qartë në mendjen tuaj si fillim.

Sugjerimi tjetër është që të vendosni një orar të caktuar për rrjetet sociale , një orar për të postuar, një tjetër për të kontrolluar mesazhet e kështu me radhë.

Nëse e keni të planifikuar kohën që shpenzoni në rrjetet sociale, zbatimi do të jetë disa herë më i thjeshtë.

 

  • Fikja e telefonit gjatë aktiviteteve

Pak më lart thamë të fiknim njoftimet, por ka mundësi që edhe në raste të tilla, mendja juaj të qëndrojë te rrjetet sociale.

Ka një mënyrë tjetër akoma më efikase, fikja e telefonit.

Nëse kjo është një gjë e vështirë për ju që të bëhet gjatë përditshmërisë tuaj për shkak se keni angazhime dhe mund t’ju nevojitet telefoni i ndezur, bëjeni këtë gjatë aktiviteteve.

 

Largimi në mënyrë të menjëhershme nga rrjetet sociale nuk është e thjeshtë, ndaj krijimi i një distance me to është zgjidhja që ju nevojitet.