AlbanianEnglish

3 gjërat që duhet të ndryshoni për mbrojtjen nga dielli

Në këtë periudhë të vitit, ndoshta jeni gati për rreze dielli, por ekspozimi në mënyrë direkte mund t’ju dëmtojë.
Këto janë 3 nga gjërat që nuk i bëni si duhet dhe që duhet t’i rregulloni.

1. Nuk aplikoni sasinë e duhur

Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve aplikojnë vetëm një të katërtën e sasisë së kërkuar kur vendosin krem dielli.
Aplikimi i kremit me indeks mbrojtjeje 15 do të thotë se në të vërtetë po merrni një indeks mbrojtjeje prej 8.

 

2. Nuk respektoni afatin kohor të riaplikimit
Çdo krem kundër diellit duhet të aplikohet brenda një afati kohor të caktuar.
Pavarësisht se mund të jetë me SPF 15 apo 50, të gjitha formulat nuk janë efektive pas dy orësh qëndrimi në diell.
Prandaj, riaplikimi është i rëndësishëm jo vetëm kur jeni në plazh por dhe kur drejtoni makinën në qytet apo punoni afër dritares në zyrë.

 

3.Nuk zgjidhni një krem me spektër të gjerë
Kur blini një krem dielli, duhet të zgjidhni një produkt që ju mbron nga rrezet UVA dhe UVB.
Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli.
Por, për ta mbrojtur veten dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA.

 

You don't have permission to register