3 destinacionet që mund t’i eksplorosh i vetëm

Të udhëtuarit shpesh shoqërohet me imazhet e miqve, familjarëve apo njerëzve të tjerë të rëndësishëm.

Në fakt të udhëtuarit pa asnjë nga këto imazhe, krejtësisht i vetëm, është një përvojë në dukje e frikshme, por eksperiencë e paharrueshme.

Bota padyshim duket ndryshe nëse e shikon nga një palë sy.

Ju jeni të lirë në përzgjedhjen e destinacioneve, megjithatë ne do ju sugjerojmë 3 prej tyre.

 

  • Kalifornia

Nëse dëshironi që udhëtimi juaj i parë vetëm të jetë në Shtetet e Bashkuara, destinacioni më i mirë është Kalifornia.

Kalifornia është një grumbullim i diellit të ndritshëm, mundësive, aventurave dhe madje edhe një larmishmërie ushqimesh.

Të gjitha këto së bashku e bëjnë Kaliforninë një destinacion të mrekullueshëm me një bollëk gjërash për të parë dhe bërë edhe në momentet  kur nuk ju shoqëron askush.

Në momentin kur gjendesh mes peizazheve ikonike dhe shumë aktiviteteve argëtuese është e pamundur të ndiheni të vetmuar.

 

  • Islanda

Islanda është ëndrra e shumë adhuruesve të natyrës dhe është vlerësuar si vendi më i sigurt në botë për disa vite rresht.

Përveç kësaj Islanda ka një popullsi të vogël aq sa e bën të duket si një lagje e madhe ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, madje ka aq shumë besim sa njerëzit nuk i mbyllin as makinat kur bëjnë pazar.

Një tjetër detaj për të cilin me gjasë ju shqetëson kur vjen fjala te udhëtimi vetëm, është “humbja”.

Shumica e udhëtarëve bëjnë të njëjtën rrugë, pra nëse jeni vetëm, do të gjeni dhe shumë turistë të tjerë përreth.

 

  • Zelanda e re

Ishulli në Oqeanin Paqësor është gjithashtu një nga destinacionet më të mira kur bëhet fjalë për të udhëtuarin pa shoqërues.

Është një nga vendet më të sigurta në botë dhe njëkohësisht edhe i lehtë për t’u qarkulluar.

Njerëzit e Zelandës së Re njihen për miqësorë dhe mendjehapur, detaj ky që padyshim ju ndihmon dhe lejon të bëni biseda me vendasit për udhëzime apo këshilla.

Pra, vizita në Zelandën e Re do t’ju japë mundësinë të takoni shumë njerëz, shumë prej të cilëve janë udhëtarë të vetëm si ju.