
3 arsye pse nuk nevojitet ‘një tjetër dozë’ anti-COVID
Si Pfizer ashtu edhe Moderna po i kërkojnë qeverisë amerikane që të japë miratimin e dozave të katërta të vaksinave të tyre kundër COVID-19.
Të martën e kaluar, Pfizer njoftoi se kishte paraqitur një aplikim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për Autorizimin e Përdorimit Emergjent të një doze shtesë përforcuese për të rriturit 65 vjeç e lart”.
Kjo ndodhi pasi CEO i Pfizer, Albert Bourla, tha se amerikanët duhet të përgatiten për të marrë përforcues COVID-19 çdo vit, si ajo që ndodh kur njerëzit rreshtohen për vaksina të reja të gripit çdo vjeshtë. Moderna gjithashtu tha se kishte kërkuar miratimin për dozat e katërta të vaksinës së saj COVID-19.
Sidoqoftë, ekspertë të pavarur të sëmundjeve infektive thanë se masa për t’u dhënë njerëzve doza të tjera vaksinash mund të mos jetë ideja më e kujdesshme, për të paktën tre arsye kryesore.
1. Virusi ka ndryshuar, vaksinat jo.
Vaksinat që ofrohen tani nga Moderna dhe Pfizer janë ende formulimet origjinale, që do të thotë se ato nuk janë të përshtatura për variantet e COVID-19 që qarkullojnë, si Omicron, dhe nënvarianti Omicron me përhapje të shpejtë, BA.2.
2. Nuk asnjë të dhënë konkrete se këto doza janë të nevojshme apo aq të dobishme.
Të dhënat që ekzistojnë për përforcuesit deri më tani sugjerojnë vetëm se njerëzit e moshuar, si dhe ata me probleme të tjera shëndetësore, mund të përfitojnë nga një tjetër dozë. Nuk ka të dhëna që tregojnë se injeksionet shtesë përforcuese sjellin përfitime për kategoritë e tjera.
3. Dozat e katërta ofrojnë vetëm përfitime margjinale
Izraeli ka provuar tashmë dozat e katërta të vaksinave të Pfizer dhe Moderna në popullata të reja dhe të shëndetshme dhe ka marrë vetëm rezultate mediokër. Një studim i më shumë se 1 000 punonjësve të kujdesit shëndetësor izraelitë, të cilëve iu dhanë vaksinat e katërta, sugjeroi se nuk kishte asnjë rritje shtesë të sistemit imunitar me një dozë të katërt, përtej mbrojtjes së arritur me tre doza.