
28 vjeçarja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish bashkëshorti në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, pasi është vrarë një 28 vjeçare, shqiptare e Kosovës. Mediat gjermane shkruajnë se Jetmira Beka është vrarë nga ish bashkëshorti i saj, duke u rrahur për vdekje, teksa ndodhej në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë. Sipas Bild vrasja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës së kaluar. Mësohet se ish bashkëshorti është vetëdorëzuar në polici pas aktit të rëndë. Jetmira Beka është nënë e tre fëmijëve.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet se divorci u bë shkaku. Jetmira kishte kërkuar divorcin për shkak të dhunës së vazhdueshme që kishte ushtruar burri i saj. Mediat gjermane theksojnë se në momentin e vrasjes së Jetmirës, ka qenë e pranishme edhe motra e saj.
38 vjeçari nga Mitrovica tashmë ndodhet në qeli në pritje të dënimit.