27 vite pas vdekjes, Tupac nderohet në ‘Hollywood Walk of Fame’

Pas 27 vitesh nga vdekja e tij, Tupac do të nderohet me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame”.
Zbulimi i këtij nderimi do të zhvillohet më 7 qershor, dhe motra e tij, Sekyiwa “Set” Shakur, do të flasë në emër të tij. Ylli i nderit do t’i jepet reperit legjendar për kategorinë “Recorder”.
“Tupac Shakur ishte jo vetëm një reper, por edhe një aktor, aktivist, poet dhe revolucionar”, deklaroi Ana Martinez, producentja e “Hollywood Walk of Fame”.
Pavarësisht vdekjes së tij para shumë vitesh, Tupac vazhdon të jetë një figura e rëndësishme në kulturën pop dhe do të mbetet i tillë për shumë vite në të ardhmen.
Në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare, ai u vra. Emri i tij u bë një nga më të mëdhenjtë në historinë e muzikës hip hop dhe pati një ndikim të thellë në artistët që vinin pas tij.
Disa prej artistëve të tjerë që morën një yll pas vdekjes në “Hollywood Walk of Fame” janë Paul Walker dhe Carrie Fisher.