
26 vjeçari nga Bulqiza vritet në derë të shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 26-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me kaçavidë.
Viktima është identifikuar si Dritan Manjani, ndërkohë që Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, Dorjan Dema.
Mësohet se autori i dyshuar ishte në një lokal deri vonë me viktimën, e më vonë janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë. ku ka ndodhur krimi.
Sipas mediave, pas sherrit për arsye ende të paqarta, viktima ka shkuar në shtëpi për të ngrënë bukë. Autori e ka thirrur që të dalë jashtë derës së shtëpisë. Viktima është ngritur nga buka dhe ka dalë jashtë, ku është goditur më pas për vdekje nga autori.
*TiboNews