25 vjet nga nisja e operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës, ja mesazhi i Presidentit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë përcolli mesazhin e tij në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb.

Bajram Begaj shprehu falenderimet e tij ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e konsideruar akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit.

Presidenti përkujtoi me nderim heronjtë e UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.

Ai vlerësoi vendimmarrjen që i dha fund fushatës së spastrimit etnik dhe gjenocidit serb në Kosovë, kontributin e mëtejshëm nga KFOR, si edhe vizionin e Aleancës për siguri, paqe dhe stabilitet në Ballkan.

 “Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet”, bëri thirrje Presidenti nga Facebook.