
25 mln euro hua, Manastirliu sqaron se për çfarë do përdoret
“Financimi shtesë është në vlerën 25 milionë euro dhe ndahet në tre komponentë”. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa prezantoi në Komisionin për Shëndetësinë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shëndetësinë.
Ajo sqaroi se kjo marrëveshje synon që të përmirësojë sistemin shëndetësor duke pasur fokus në reformën spitalore. Duke folur për investimet në infrastrukturë përmes këtij projekti, ministrja bëri me dije se do të investohen në pesë spitale.
Në fjalën e saj, Manatirliu tha se nevoja për një financim shtesë u rrit duke pasur parasysh pasojat e Covid19, për të fuqizuar spitalet tona.