
25 maj, merret vendimi për shkollat në qarkun e Tiranës
25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League. “Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa’” shkruan ministrja.
Data 25 Maj do të jetë pushim për të gjithë zyrtarët në Tiranë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë dhe u njoftua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.