24 vite punë për të blerë një apartament në Tiranë

Me çmimet e apartamenteve që pothuajse janë dyfishuar brenda një dekade dhe pagat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta një shqiptar mesatar duhet të punojë sot rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.

Nga llogaritjet, që marrin në bazë inflacionin, interesat e kredive dhe vlerën në kohë të parasë, rezulton se një pagamarrës mesatar duhet të punojnë 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti prej 90 m2, në krahasim me kohën që i duhej shtatë vite më parë.