
23 vite në Londër, mësim në gjuhën shqipe
Merita Isufi është një nga emigrantët e shumtë shqiptarë që vendosën të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri dhe luftës së Kosovës në vitet e 90-ta.
Ajo vendosi ta vazhdojë rrugëtimin në mësimdhënie dhe të jetë themeluese e Successful Mothers CIC, Londër. Ndikimi i saj pozitiv nuk ka kufi, pasi ajo vazhdon të ndikojë në ndryshime nga të cilat përfitojnë shoqëria duke respektuar vlerat njerëzore në Britaninë e Madhe.
Merita është autore për fëmijë dhe bashkëautore e studimeve kërkimore në revista akademike dhe studiuese. Përgjatë ditëve të panairit ajo ishte në kryeqytet për të ndarë me lexuesin shqiptar librin e saj të fundit “Dea fillon shkollën”.